10 Racat më të rrezikshme të Qenve në Botë

Që nga fillimi i zbutjes së tyre, qentë kanë qenë një pjesë e pandashme e botës njerëzore.

10 Racat Me Te Rrezikshme Te Qenve Ne Bote 1
10 Racat Me Te Rrezikshme Te Qenve Ne Bote 1

Për shkak të aftësisë së tyre ruajtëse instiktive, ata përdoren për të mbrojtur bagëtinë dhe madje si qen policie, apo edhe si kafshë shtëpiake.

Krijesa të dukshme inteligjente, qentë me siguri i bëjnë shokë të shkëlqyeshëm dhe besnikë. Edhe pse shpesh përshkruhen si “miku më i mirë i njeriut”, këto krijesa, nuk ishin krijuar natyrshëm për të bashkëvepruar me njerëzit.

Kohë pas kohe, janë raportuar raste të qenve që sulmojnë pronarët ose njerëz të tjerë. Edhe pse rastet ekstreme janë të rralla, është akoma e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për rreziqet dhe përgjegjësitë e të pasurit qen. Faktike.com kësaj radhe sjell listën e 10 racave më të rrezikshme të qenve në botë.

Kujdestari Kaukazian

Njihuni me kryesuesin e listës sonë, të njohur gjithashtu si Ovcharka Kaukaziane. Ky qen mund të rritet shumë i madh, minimumi 50 kg. Për një mashkull të rritur, mesatarja e jetëgjatësisë është 10-12 vjet. Kjo racë e ka origjinën nga Rusia dhe vendet e tjera evropiane. Fillimisht të përdorur si qen roje për mbrojtjen e bagëtive në rajonet malore, këta qen madje kanë frikë nga disa grabitqarë të egër të njohur si ujqërit.

Pit Bulli

10-racat-me-te-rrezikshme-te-qenve-ne-bote

Një racë shumë e njohur e qenve të fortë dhe shumë herë e përgjegjshme për rastet e sulmit ndaj njerëzve. Kjo është raca që rezulton kur kombinoni energjinë dhe shkathtësinë e terrierëve dhe ndërtimin e trupit dhe forcën e një bulldogu. Në disa vende, Pit Bullat përdoren edhe në përleshjet e qenve, ku qentë stërviten të luftojnë me njëri-tjetrin në një ndeshje deri në vdekjeje.

Perro de Presa Canario

Shpesh përshkruhet si qen me vullnet të fortë dhe dominues. Perro de Presa Canario, i cili është spanjisht për “Qeni Kanarian”, është i njohur gjithashtu si Mastiff Canary. Përdoret si një qen që punon për kafshët e fermave, por është një kombinim i disa racave të qenve luftarakë. Ka zëra që si Pit Bull, edhe kjo racë përdoret gjithashtu në luftime vdekjeprurëse të qenve

Rottweiler

Një racë e qenve që është e njohur për reputacionin e saj të frikshëm. Këta qen janë një nga kafshët e fermave të racave më të vjetra. Rottweilerët janë shumë inteligjentë dhe agresiv nga natyra dhe janë shumë efektiv si qen roje. Pothuajse gjysma e vdekjes së shkaktuar nga sulmet e qenve në SH.B.A. raportohet të jetë shkaktuar prej tyre.

LEXO GJITHASHTU: 10 Kafshët më të rrezikshme në Botë

Fila Brasileiro

I njohur si Mastifi Brazilian, është një nga racat më të mëdha të qenve të bagëtive. Kjo racë e veçantë që ka origjinën në Brazil dhe bënë roje të shkëlqyeshëm por kërkon pronarë me përvojë. Shumë agresivë dhe mbrojtës, këta qen kanë frikë për shkak të sjelljes së tyre të pakontrollueshme dhe janë raportuar shumë raste të fataliteteve të shkaktuara nga sulmet e tyre.

Malamuta nga Alaska

Fillimisht i përdorur si qen me sajë dhe që mbante ngarkesa të rënda, kjo racë popullore e Arktikut është një nga qentë më të mëdhenj të zbutur që mund të rritet deri në 45KG. Të aftë për të mbijetuar në klimat ekstreme. Malamutët janë gjuetar natyral dhe madje mund të vrasin grabitqarë të mëdhenj të tillë si arinjtë. Nuk është çudi, ky qen është i frikshëm.

Wolfdogu

Raca është një përzierje e qenve të zbutur dhe ujqërve të egër. Këto kafshë kanë instinkte mbrojtëse dhe mund të jenë shumë të egra për shkak të sjelljes së tyre të paparashikueshme që ndoshta rezultoi nga shumimi i kafshëve të egra me qen të zakonshëm. Në disa vende, zotërimi dhe shumimi i këtij qeni është i ndaluar me ligj.

Bullmastifi

Bullmastiffs janë qen të fuqishëm dhe të fortë. Ata kanë ftësi shumë të ndjeshme mbrojtëse, këta qen janë të besueshëm dhe efikas kur bëhet fjalë për sigurinë. Me trajnim të vazhdueshëm bëhen shumë të besueshëm dhe të bindur. Por ka shumë incidente sulmesh që madje rezultuan me fatalitete.

Husky

Një racë e popullarizuar e qenve të zbutur, Huski e ka origjinën si qen me sajë në rajonet Veriore. Jashtëzakonisht i shkathët dhe i mirë në mbajtjen e ngarkesave me pallto të trasha dhe modele unike ngjyrash dhe maskë goditëse të fytyrës të shtuar me sy të veçantë blu. Ata janë të lidhur ngushtë me Malamutët dhe dukshëm i ngjajnë ujqërve të egër. Disa raste të raportuara janë kur Huskit punojnë me tufën e tyre duke sulmuar njerëzit.

Dobermani

Të njohur për shkathtësinë dhe aftësitë e tyre për të ndjekur, kjo racë e qenve inteligjentë e bën rojën e përsosur. Sidoqoftë, ato kërkojnë një trajnim të monitoruar nga afër me qëndrueshmëri dhe durim. Dobermanët janë shumë të aftë të vrasin njerëz. Ata janë race shumë të ndjeshme, dhe mund të jenë shumë agresive në shumicën e rasteve.Faktike.com