VIDEO: Çfarë mund të bëjë trupi i njeriut në 30 sekonda

Nga Nella
2 Min

Trupi juaj brenda 30 sekondave do të hedh rreth 174 mijë qeliza të vdekura të lëkurës. Do të prodhojë 72 milionë qeliza të kuqe të gjakut, përderisa merrni frymë vetëm tetë herë.

Fakte të tilla rreth trupit të njeriut janë me të vërtetë interesante, sepse shpesh nuk jemi të vetëdijshëm për atë që mund të bëjë trupi ynë.

Në gjysmë minute zemra juaj do të rrahë 36 herë, dhe me anë të frymëmarrjes do të prodhojë rreth 0.3 gram dyoksid karboni. Këto miliona qeliza të gjakut që do të prodhohen do të shkojnë së bashku me pjesën tjetër të gjakut tuaj për 6,5 kilometra/orë përmes enëve të gjakut brenda 30 sekondave.

Dhe ndërsa e gjithë kjo ndodhë, mbyllni sytë 6-7 herë, në kokë do të keni rreth 25 mendime, dhe trupi juaj do të prodhojë rreth 100 vat energji.

LEXO GJITHASHTU: 15 Fakte interesante për Trupin e Njeriut

Të gjitha këto të dhëna janë të bazuara në studime të shumta. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë dhe e saktë për çdo person – te disa zemra rrahë më ngadalë, e te disa më shpejtë.Faktike.com

Këto rezultate janë të përafërta, por me siguri interesante, apo ajo?

Shpërndaje artikullin
Lini një koment