Kjo grua mendon se e ka gojën më të madhe në botë. Ka thënë se fytyra e saj e bëri të famshme në TikTok, duke u ndjekur nga 1 milion ndjekës.
Kjo është 30 vjeçarja Samantha Ramsdell, e cila gjatë pandemisë u bë e njohur nëpër rrjetet sociale për shkak të videove që publikonte vet ajo.
Samantha jeton në Connecticut të SHBA-ve. Në një video të saj ajo pohon se e ka gojën më të madhe në botë duke e kaluar edhe rekordin e Librit Guinness.
LEXO EDHE: 20 Sekrete duhet t’i dini për puthjen
“Në TikTok krijova llogari në vjeshtë 2019 por nuk isha e rregullt me publikime të videove deri në Prill të vitit 2020, atëherë kur u goditëm nga pandemia. Fillova të marr popullaritet gjatë mbylljes së pandemisë. Krijova shumë video argëtuese si dhe këndova parodi të ndryshme. Secila video që përmbante fytyren time e sidomos gojen, bëhej virale shumë shpejt” – theksoi ajo për NY Times transmeton Faktike.com
Ajo shtoi se këto video i sollën edhe të holla. Samantha spjegon: “TikTok i paguan krijuesit në bazë të numrit të shikimeve e që është 0.3 centë për 1.000 shikime. Kështu nuk duket shumë por disa nga videot e mija më të shikuara kanë nga 50 milionë shikime. Nëse bëni llogarinë i bie që të ardhurat e mija janë të kënaqshme.”
Samantha e pranon se goja e saj është arsyeja për popullaritetin e saj online. Ajo thotë se edhe shumë yje të botës e kanë gojën e madhe si: Steven Tyler, Mick Jagger, Alanis Morrissette.
Ky është kanali i saj në Youtube ku mund të i shihni të gjitha videot e saj.Faktike.com